Në Prokurorinë Themelore Publike, polici ngriti padi penale kundër katër personave mbi të cilët është gjuajtur me armë zjarri të shtunën e kaluar në hotelin ‘Alexander Palace’.
Personave që u është ngritur aktpadia, sipas Prokurorisë, kanë rrezikuar sigurinë e 11 zyrtarëve policorë. Sipas prokurorisë, zyrtarë policorë vetëm se i kanë legjitimuar persona kurse ata i kanë kërcënuar me jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tre nga të arrestuarit janë privuar nga liria, ndërsa i katërti është ende nën hetime.
Prokuroria në gjykatë ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së kujdesit për katër të dyshuarit: ndalesë për lëshimin e vendbanimit, marrje të përkohshme të dokumentit për udhëtim, të paraqiten te te një person zyrtar si dhe ndalesë që t’u afrohen dhe të hynë në komunikim me të lënduarit.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës