Aktorja e njohur maqedonase, Sinolicka Trpkova ka shpërthyer në një moment dëshpërimi kundër qeverisë së Maqedonisë, por edhe kundër shqiptarëve, transmeton Gazeta Express.
“Duhet të mbahen zgjedhje të reja, në të cilat vetëm VMRO do të fitoj, sepse ashtu është rendi dhe populli është vetëdijsuar. BE s’ka çka përzihet. Po me çka do të jetoni o maqedonas të pastër? Çka prodhoni dhe krijoni, ikët nga arat dhe fushat, kurse ‘shqiptarët e mallkuar’ punojnë dhjetë herë më shumë se të gjithë ju. Nga fondet evropiane ushqehet gjysma e Maqedonisë. Populli i vërtetë punëtor ulërinë dhe rënkon nga vuajtja nën këmbët e juaja administrative. Vetë i keni përdhosur Konevskin, Janevskin dhe Racinin, e këndej gjuhën po e mbroni… Zoti na ruajtë prej disa perosnave që për herë të parë kanë dalë nga ndonjë shpellë, në të cilën kanë qenë të mbyllur mijëra vite? Ohri i ndotur? Liqeni i Dojranit i mbushur me fekale, Smogu vdekjeprurës në Shkup , Barok dhe karton në Vardar , Vodno e masakruar në gjysmë, fshatra të boshatisura, Maqedonia lindore e zbrazur, kreditet e juaja për brekë dhe bukë. Çka do tiu marrin. Çdo gjë është marrë”., është shprehur ajo.
“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur
Vrasja e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në ...
Mbetje mortore në Krushë të Vogël, Komisioni për Persona të ...
Në një foto me mitraloz dhe bomba, Trump mesazh Iranit: Regj...
Deklarata e fortë e Vuçiq: Më thonë se mamaja ime ka tradhët...