Aktori i njohur serb, Predrag Miki Manojloviq, ka deklaruar se nuk do të zemërohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën shtet i pavarur.
“Unë nuk do të isha i zemëruar nëse Serbia e njeh Kosovën. Mendoj se me të gjitha gabimet të cilat janë bërë në 110 vitet e fundit nga pala serbe ndaj shqiptarëve dhe anasjelltas, me të gjitha dobësitë e shqiptare e serbe, politika e dhunës asnjëherë nuk sjell asgjë të mirë”, citohet të ketë thënë Manojloviq për Deutsche Welle, përcjell Telegrafi.
Duke komentuar protestat e fundit në Serbi, Manojloviq ka vlerësuar se ato janë të kota, sepse, sipas tij, opozita në Serbi nuk ka program.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë