Prokuroria e Shkupit sot në Gjykatën Penale ngriti akuza kundër ish-deputetes së OBRM-PDUKM-së Silvana Boeva.
Ajo dyshohet se e mashtroi Kuvendin dhe paraqiti kupona fiskal të rremë, nga pikë-pagesat rrugore në itinerarin Strumicë – Shkup dhe anasjelltas, për të marrë pjesë në seancat parlamentare.
Me këtë, sipas prokurorisë, Bonevës i janë paguar në mënyrë të paligjshme mbi 100 mijë euro për kuponët fiskal të pikë-pagesave rrugore, kur ndërkohë ajo ka qenë në Shkup, ku ka pasur apartamente, ndërsa kuponat fiskal i ka marrë nga persona të tjerë që kanë udhëtuar nga Strumica në Shkup dhe anasjelltas.
Ndaj akuzave të Prokurorisë ka reaguar Boneva, e cila thotë se nuk janë marrë parasysh provat dhe dëshmitë që ajo i ka dorëzuar.
Boneva thotë se do të luftojë deri në fund për drejtësi, ndërsa e akuzon Prokurorinë për përndjekje politike.
Ndryshe, pas përfundimit të mandatit të saj si deputete, Boneva ishte anëtare e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s