Prokuroria parashtroi aktakuzë kundër ish-ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe për deputetin aktual dhe ish-drejtorin e TPSH-së, Igor Janushev nga OBRM-PDUKM dhe për dy persona.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit janë përdorur funksionet e tyre në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike dhe ilegalisht kanë favorizuar dhe kanë arritur marrëveshje për blerjen e 202 autobusëve me dy kate. Prokurori ka vlerësuar se me këto veprime, të akuzuarit kanë dëmtuar Buxhetin me 293.773.226 denarë ose 4.772.920 euro.
“Pas tre procedurave të pasuksesshme për blerjen e autobusëve me dy kate që janë zbatuar gjatë vitit 2008 dhe 208, në muajin shkurt 2010 është zbatuar procedurë e re për furnizim publik. Gjatë shqyrtimi të ofertave të dorëzuara në thirrjen publike për furnizim të 200 autobusëve të llojit të mbyllur dhe 2 të llojit të hapur, të akuzuarit S.F.P (47) si dhe kryetari I.J (36), dhe J.J.A (62) si anëtarë të Komisioni për zbatimin e furnizimit publik për blerjen e autobusëve në TPSH Shkup, në marrëveshje me të akuzuarin e parë M.J (43), kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike dhe kanë favorizuar operator ekonomik i cili deri në hapjen e ofertave nuk ka dorëzuar garanci bankare dhe certifikatë për cilësi siç është shkruar në dokumentacionin e tenderit”, sqarojnë nga policia.
Ata shtojnë se ky komision në vend që ta hedh poshtë ofertën për shkak se nuk ka qenë e kompletuar, ka vazhduar me procedurën dhe ka bërë vlerësimin e dy ofertave të dorëzuara. Edhe pse oferta e operatorit ekonomik ka qenë për 4.772.920 euro më e ulët, thonë nga Prokuroria, komisioni ka përzgjedhur operatorin nga Kina dhe ka propozuar të akuzuarit të parë të arrijë marrëveshje me të.
“I akuzuari i parë edhe pse e ka ditur për mungesat në ofertën e zgjedhur, në vend që ta hedh anulojë procedurën për furnizim publik, ai ka marrë vendim për arritjen e Marrëveshjes për blerjen e autobusëve në vlerë prej 35.425.410.00 euro. “, shtojnë nga Prokuroria./Telegrafi/
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...