Aksident rrugor në rrugën Kërçovë – M. Brod, vdes çiklisti 74 vjeçar

20:12 | 15 Shtator 2015
Gita

Aksidenti rrugor ka ndodhur kur çiklisti ishtë përpjekur për të kaluar rrugën, dhe ai është goditur nga makina “Citroen Berlingo” me targa të Kërçovës duke udhëtuar nga M.Bord në drejtim të Kërçovës.

Aksident ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Kërçovë – M.Brod ku në vendin e ngjarjes vdiq 74 vjeçari nga Kërçova, i cili po e ngiste biçikletën, njofton SPB-Ohër.

Aksidenti ndodhi në ora 11:20 në kryqëzimin e rrugës rajonale në rrugën “Marshall Tito”.

Nga lëndimet e marra, në spitalin e përgjithshëm në Kërçovë ka vdekur Nasuf N. (74) nga Kërçova i cili ka drejtuar biçikletën që ka lëvizur drejt Kërçovës.
Në vendin e ngjarjes është kryer inspektimi në prani të prokurorit publik dhe ekipeve të policisë nga stacioni policor i Kërçovës./TetovaSot/

Shpërndaje në rrjete sociale