Në rrugën e vendbanimit Shorka, në dalje nga Velesi sot pasdite në ora 14:54, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamioni. Në aksident kanë mbetur të lënduar tr persona.
“Në aksidentin në trafik kanë qenë tre persona të lënduar lehtë të cilët lëviznin në veturë. Të tre të lënduarit nga vetura janë banorë të fshatit Melnicë të Velesit të moshës 29, 34 dhe 50 vjeçare, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta në qafë, gjoks dhe gjunjë”, njofton për AIM, Sllavica Neshova Panovski.
Pas ndihmës së parë, të tre të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm në Veles./Telegrafi/
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...