Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Dibër, ku për pasojë ka humbur jetën një peron dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur “Ura e Pesjakës” në Maqellarë.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një automjet në të cilin po udhëtonin nënë e bir ka dalë nga rruga, duke i shkaktuar vdekjen shtetases 79-vjeçare.
Nga ky aksident raportohet që është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shtetasi A.K. 50 vjeç, i biri i të ndjerës. Shkak për këtë aksident dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...