BDI është e interesuar për proces të lirë zgjedhor dhe demokratik ka deklaruar Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti ka realizuar sot në Shkup takim me Ambasadoren Nina Suomalainen, shefe e misionit të OSBE në Shkup. Ambasadorja Suomalainen shprehu interesim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale dhe fushatës parazgjedhore, ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe progresin e reformave në vend. Z. Ahmeti theksoi që procesi i fushatës zgjedhore po vijon mbarë dhe pa asnjë kontestim nga pjesëmarrësit në garë. BDI është e interesuar për proces të lirë zgjedhor, demokratik dhe të pranueshëm nga të gjitha palët. Debati për ligjin për përdorimin e gjuhëve u ndërpre përkohësisht në mënyrë që mos të keqpërdoret foltorja e kuvendit për fushatë zgjedhore. Sa i përket reformave, BDI është e përkushtuar për realizimin sa më të përpiktë të reformave.
Aksioni i Inspektoratit të Punës: 34 vendpunishteve u ndaloh...
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...