Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kotzias, tha se emri “Sllavomakedonija” i ngjitur, është zgjidhje e papranueshme.
“Qëndrimet tona janë të qarta, ne nuk pajtohemi që emri Sllavomaqedonia të jetë zgjidhje e bisedimeve me Greqinë. Unë nuk jam pjesë e ekipit negociues, por zgjidhje e pranueshme është ajo që të dy palët do të jenë të kënaqura”, tha Ahmeti.
Ai theksoi se ka pasur takim produktiv me Kotzias, ku kanë ndarë qëndrime të përbashkëta se Ballkani Perëndimor duhet të jetojë në paqe dhe stabilitet.
“Vendi jonë duhet të ketë bashkëpunim me gjitha vendet tjera të Ballkanit, si dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Tek Kotzias vërejta vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjes së emrit, me çka u vërtetua edhe deklarata e Stoltebergut, i cili tha se në NATO ka vend edhe për Maqedoninë”, tha Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, Nikos Kotzias dje dhe sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shkup, ku ka realizuar takim me krerët shtetëror në vend, ndërsa në konferencën për shtyp me Nikolla Dimitrov e përsëriti qëndrimin se për çështjen e emrit duhet të ketë ndryshime kushtetuese në Maqedoni.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit