Duke folur për arritjet e Qeverisë në 100 ditëshin e parë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M ka thënë se gjuha shqipe po bëhet zyrtare në tërë territorin e vendit dhe në të gjitha institucionet e shtetit.
“Shqipja është zyrtare, përveç në komunikimet ndërkombëtare dhe dy çështjet që kanë shkuar për interpretim në Komisionin e Venedikut – ajo për monedhat dhe uniformat e armatës dhe policëve. Ndryshe, gjuha shqipe gjithandej është zyrtare – shkruhet, flitet dhe arkivohet në të gjitha institucionet e shtetit.
Dëgjoj që dikush kapet për fjalën ’20 për qind’. E rëndësishme është përmbajtja e Ligjit dhe jo thënia 20 për qind, sepse drafti i parë i ligjit është ‘gjuha shqipe’ dhe këtu duhet të kemi parasysh se fjala e fundit ishte fjala e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Dhe, ne vendosëm se thënia ‘20 për qind’ nuk është asgjë në krahasim më përmbajtjen, konkretisht zyrtarizmit të tërësisëhm të shqipes”, u shpreh Ali Ahmeti.
Ai poashtu ka folur edhe për zgjedhjet lokale, duke potencuar se Kërçovën, në zgjedhjet e 15 tetorit, do ta fitojmë që në rrethin e parë, ashtu sikurse do të fitojmë në rreth të parë edhe në Saraj dhe në plot komuna tjera.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës