Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, parti e cila ishte partner i koalicionit me OBRM-PDUKM-në, në qeverinë e Nikolla Gruevskit, nuk dëshiroi që të komentojë për arratisjen e Gruevskit, kërkesën për azil dhe ekstradimin e tij.
Ahmeti u përgjigj shkurtimisht se çështjet e tilla nuk duhet të shfrytëzohen për krijimin e politikave ditore, andaj duhet që drejtësia profesionalisht të merret me këto çështje.
“Ne në vazhdimësi jemi thirrur në sundim të ligjit në vazhdimësi kemi kërkuar dhe kërkojmë që në vendin tonë të instalohen standarde që na ofrojnë me BE-në dhe NATO-n, dhe nuk do të donim asnjëherë që të ketë drejtësi selektive. Por këto çështje s’duhet t’i problematizojmë dhe që të shërbejnë për politika ditore”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti./RTV21
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...
Vjedhje në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sig...