Kreu i integristëve Ali Ahmeti deklaroi sot se për partnerët e koalicionit qeveritarë njëzëri janë kundër dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.
Ahmeti me këtë rast tha se përveç partnerëve të koalicionit ndërkombëtarë, dorëheqja e Zaevit kundërshtohet edhe nga komuniteti ndërkombëtarë.
“Nuk kemi kohë për të hyrë në negociata për riformatim të Qeverisë, apo për ndryshime në partneritet qeverisë. Gjërat janë në kuadër të normalitetit. Arsyeja e Zaevit është se tanimë e ka bërë dhe nuk mund të tërhiqet sepse ka të bëj me dinjitetin e tij. Por përball dinjitetit ai ka mos pajtueshmëri të madhe nga gjithë partnerët e koalicionit por edhe nga të gjithë komuniteti ndërkombëtarë, në veçanti nga Brukseli, Uashingtoni dhe NATO, të cilat presin që shteti të përparoj në drejtim të zbatimit të politikave që i ka”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ndryshe, ende nuk është i bërë ditur qëndrimi i Zaevit dhe LSDM-së për dorëheqjen e tij dhe për mandatar të ri./telegrafi/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...