Ministri i Brendshëm Naqe Çulev dje nënshkroi kontratë donacioni në vlerë prej një milion denarë me kreun e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Zoran Trajçevski.
Me marrëveshje, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive i dhuron një milion denarë Ministrisë së Brendshme, e cila do të përdoret për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për kryerjen e veprimtarive të Ministrisë për parandalim dhe përhapjen e coronavirusit.
Ky dhurim prej një milion denarë që ministria merr nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, në fushën e sigurimin e mëtejshëm të mjeteve mbrojtëse për nevojat e policisë dhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë është një shembull i shkëlqyeshëm i përkrahjes dhe ndihmës së ndërsjellë në realizimin e qëllimet e përbashkëta për të mbrojtur qytetarët tanë dhe shoqërinë tonë.
Për Ministrinë e Brendshme, ky veprim i Agjencisë është domethënës, jo aq për faktin që marrim njëfarë ndihme financiare, por më shumë për faktin se vlerësohet roli dhe përpjekjet e policisë në ballafaqim me epideminë./Telegrafi/
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës
Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme t...
Aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë për punëtorin që vdiq 7...
PDK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” dhe nis mobili...
Virusi “Nipah” alarmon botën, Naser Ramadani tregon a rrezik...
Drejtori i Policisë: Pronarët e salloneve të veturave janë t...