Arbër Ademi nga radhët e BDI-së, duke folur mbi menaxhimin e pandemisë tha se qeveria e kaluar por edhe ajo e tanishme kanë qenë gjithmonë më krye të detyrës dhe janë munduar ta menaxhojnë atë me përgjegjësi të lartë si nga aspekti shëndetësor, por për mos lënë mënjanë as pasojat ekonomike të shkaktuara në këto muaj nga ajo.
Ai ndër të tjera tha se pas tre pakove tashmë të ndara nga qeveria e kaluar, pritet edhe një pako e katërt që do të vij shumë shpejt.
“Institucionet shtetërore gjatë pandemisë kanë qenë në nivel të lartë në krye të detyrës dhe prioriteti i kësaj qeverie është që të zbuten efektet negative nga COVID-19. Të sigurohet një bazë solide për rimëkëmbje dhe rikuperim të ekonomisë. Po ashtu të arrihet edhe një zhvillim i ekonomisë post-COVID. Në përgatitje e sipër është pakoja e katërt e ndihmave shtetërore dhe masat ekonomike. Ministri Bekteshi ka qenë gjithmonë transparent për pakot ekonomike të dhëna deri tani dhe do vazhdoj edhe më tej në të njëjtën mënyrë” – tha Ademi në alsat.
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...
Kosova publikon listën e gjerë për ndeshjen me Sllovakinë
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
E dhimbshme: Mërgimtari humb jetën në aksident
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...