Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi pas takimit me përfaqësuesit e SASHK-ut deklaroi se bisedimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.
“Do të ketë rritje historike të pagave në arsim. Jemi afër marrëveshjes, do të vazhdojmë bisedimet në ditët në vazhdim”, tha Ademi duke shtuar për disa ditë pritet një marrëveshje e pranueshme për dy palët dhe se po shqyrtohen të gjitha opsionet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe kreu i SASHK-ut, Jakim Nedelkov tha se ka përparim në negociata por se duhet shumë punë deri te arritja e zgjidhjes konkrete.
“Ne si sindikatë nuk lëshojmë pe dhe kërkojmë që rritja e pagave të filloj nga një janari i vitit 2020. Kemi sjell vendim për grevë të përgjithshme dhe nuk do të ketë prolongim të grevës. Vlerësoj se çdo prolongim do të shihej si blerje e kohës”, tha Nedelkov.
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...