Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi konsideron se gjatë periudhës së ardhshme me dialog konstruktiv dhe të arsyeshëm do të shqyrtohen të gjitha parametrat dhe të dhënat që në mënyrë të përbashkët të vendosin për rritjen e ardhshme të pagave për punëtorët në arsim.
“Duke marrë parasysh përvojën time dhe relacionet e mia si ministër i Arsimit dhe Shkencës me partnerët e mi, siç është Sindikata e Arsimit dhe Shkencës mendoj se në mënyrë konstruktive do të vazhdojmë të kemi bisedime. Do t’i shqyrtojmë të gjitha parametrat në mënyrë konstruktive dhe të arsyeshme. Do t’i shqyrtojmë të gjitha të dhënat dhe bashkërisht do të vendosim për rritjen e pagave në arsim. Por, kjo duhet të shqyrtohet edhe nga Qeveria”, tha sot Ademi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Qeveri, siç potencoi ai, ka vullnet për rritje të pagave dhe kjo është përcjellë nga kryeministri përfaqësuesve të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Ministri Ademi shtoi se do të vazhdojnë me, siç tha ai, dialogun konstruktiv me këtë sindikatë që të përmirësohet paga e të punësuarve në arsim.
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...