Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë ka konfirmuar fitoren në Kërçovë dhe Pllasnicë derisa ka shprehur falënderim të madh ndaj votuesve për 100 mijë votat në konton e tyre.
Integristët sot edhe njëherë kanë theksuar se shkojnë në balotazh në 12 komuna dhe se sipas tyre gjatë raundit të dytë edhe në këto komuna nuk do të mungoj fitorja për kandidatët e tyre, përfshi edhe Tetovën, Gostivarin, Strugën, Çairin e Sarajin.
“Kjo fitore plebishitare u takon juve dhe ne ju shprehim mirënjohje që edhe një herë, për të 11 herë radhazi, ju e dhatë besimin tuaj për Ali Ahmetin, për BDI-në dhe për ofertën më të mirë. Sot, edhe Komisioni shtetëror zgjedhor konfirmoi që Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e parë dhe më e votuara në: Kërçovë, Tetovë, Gostivar, Çair, Dibër, Saraj, Likovë, Tearcë, Bogovinë, Vrapçishtë, Dollnen,Pllasnicë Zhelinë dhe në këshillat e gati se në të gjitha komunat ku ne garojmë, ndërsa në balotazh, do të ngadhënjejmë edhe në Strugën tonë”, deklaroi Arbër Ademi, zëdhënës i shtabit zgjedhor.
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër