Mandatari për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviq është shprehur se votimi i kësaj qeverie do të ndodh pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Berane dhe Ulqin më 27 mars.
“Për sa i përket URA-së, ne ishim të parët dhe të vetmit që ofruam një zgjidhje. Tani mund të duhet të presim që zgjedhjet lokale të përfundojnë dhe të gjitha partitë të marrin vendimet që kanë shpallur më parë”, tha Abazoviq.
Ai tha se do të mundohen që qeveria e tyre të jetë gjithëpërfshirëse, shkruan Al Jazeera.
“Unë jam ende i mendimit se në qeverinë e re nuk do të ketë ministra që të provokojnë emocione negative tek qytetarët. Do të mundohemi të jemi gjithëpërfshirës, ky është obligimi ynë”, ka theksuar Abazoviq.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po e pret qeverinë e re në Mal të Zi që të fillojnë takimet e përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Mallit të Zi, për të diskutuar rreth çështjes së demarkacionit me këtë shtet, i ratifikuar katër vite më parë
Ndryshe, Kurti ditë më parë në Antali të Turqisë ka pasur një takim të shkurtër me Dritan Abazoviqin, ku të dy morën pjesë në Ditën e dytë të Forumit për Diplomaci
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...
Kusari-Lila voton në Gjakovë, bën thirrje për më shumë pjesë...
Pas votimit, Kurti del për të pirë kafe me bashkëshorten
Presion dhe kanosje ndaj votuesve raportohet në Mitrovicë të...
Zelensky thotë se Rusia ‘nuk dëshiron paqe’, për...