Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka uruar Jakov Milatoviqin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Abazoviq tha se Milatoviq, është presidenti i parë evropian i Malit të Zi.
“Misioni ka përfunduar. Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur. Do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetarë dhe ekologjik!”, tha Abazoviq, përcjell Arbresh.info.
Sonte Jakov Milatoviq, arriti të triumfoj në zgjedhjet presidenciale kundër Milo Gjukanoviq, i cili e ka drejtuar Malin e Zi deri më sot.
Milatoviq siguroi mbi 60 për qind në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Fitore! Përgëzoj @JakovMilatovic për zgjedhjen si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! ???? Misioni ka përfunduar. Malin e Zi e pret një e ardhme e ndritur. Do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetarë dhe ekologjik!
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) April 2, 2023
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi