Njohësi i rrethanave politike në Maqedoni, Arben Ratkoceri, ka thënë se Maqedonisë nuk mund t’i ndryshohet emri pa VMRO-DPMNE-në.
“Në Maqedoni pa VMRO-DPMNE nuk ndërrohet emri, për shkak të përkrahjes së madhe që ka. E kundërta është ëndërr e bukur”.
“Pa një konsensus mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së është e pamundur, utopike “.
Por analisti tjetër, Nuri Bexheti, në Analizën për Maqedoninë thotë se pa shqiptarët nuk mund të ndodhë asgjë në Maqedoni.
“Çfarëdo që të ndodhë, pa shqiptarët pavarësisht se janë të diskriminuar, as emër, as NATO, as asgjë s’ka në atë vend. Vetëm shqiptarët duhet të merren vesh dhe të kenë konsensus”.
Por, këtu mendon ndryshe Ratkoceri.
“Shqiptarët po shkojnë drejt asimilimit politik”.
“Ka disa vjet që Athina dhe Shkupi me ndihmën e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë po diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë”.
Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev është shprehur i gatshëm për të negociuar me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrin, por sipas tij, për këtë çështje vendos populli me referendum
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray
Rasti i rëndë i fëmijës 5-vjeçar, KOMF: Rast i njohur për in...
Shoqërohen në Polici u.d kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë...
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...
Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me...
Bllokohet pika kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi,...