Dy persona janë shoqëruar nga policia në komunën e Çairit.
Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se persona janë shoqëruar për mosrespektim të urdhrave të zyrtarëve policorë dhe për prezantim të rremë si vëzhgues zgjedhor.
Bëhet fjalë për personat F.E. (35) dhe N.E. (44), të cilët nuk kanë qenë të përfshirë zyrtarisht në procesin zgjedhor, por janë paraqitur si vëzhgues në hapësirën e shkollës dhe kanë refuzuar të identifikohen kur janë ndalur nga autoritetet.
Të dy janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa për sqarimin e plotë të rastit.
“MPB thekson se do të vazhdojë me monitorimin dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë ditës zgjedhore, duke ndërhyrë ndaj çdo përpjekjeje për ndërhyrje apo cenim të procesit demokratik”, thuhet tutje në njoftim, shkruan Alsat-mk
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez