Një burrë 63-vjeç vdiq nga Covid-19 në 24 orët e fundit në rajonin e Tetovës, duke shtuar numrin në gjithsej 90 persona të vdekur nga sëmundja. Janë regjistruar 15 raste të reja me coronavirus.
“Pesëmbëdhjetë rastet e reja me Covid-19 janë banorë të komunës së Tetovës”, informoi mjekja Zorica Zafiroska, specialiste për epidemiologji në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 13 persona janë shëruar. Nga gjithsej 1.470 të diagnostifikuar me Covid-19, 150 janë aktivë.
Sipas policisë së Tetovës, për shkak të mosrespektimit të dekretit të qeverisë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 gjatë 24 orëve të kaluara, urdhër pagesa për kundërvajtje janë dhënë për 70 persona në Tetovë për shkak mosmbajtjes së maskës mbrojtëse./Telegrafi/
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell