Prej 19 deri më 25 nëntor në Maqedoni janë regjistruar 74 të sëmurë nga gripi, që është zvogëlim për 14,9 për qind krahasuar me periudhën 12-18 nëntor, kur janë regjistruar 87 persona të sëmurë, thuhet në raportin të cilin në ueb faqen e vet e publikoi Instituti për Shëndetësi Publik.
Numri më i madh i të sëmurëve (47) janë paraqitur në grupin më të madh të moshuar prej 15 deri 64-vjeçarë, ndërsa incidencë më të lartë prej 8,6 në 100.000 banorë u regjistrua te fëmijët e moshës deri katërvjeçare.
Numri më i madh i të sëmurëve, 12, janë paraqitur në Qendrën për shëndet publik – Strumicë.
Në sezonin 2018/2019 numri i i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 344.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, kur janë regjistruar 525 raste, shënohet zvogëlim i numrit të përgjithshëm të rasteve për 34,5 për qind.
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...