Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 6.770 testime për coronavirus, ndërsa 672 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup – 230, Tetovë – 115, Gostivar – 101, Kumanovë – 43, Kërçovë – 37, Strumicë – 36, Ohër – 20, Strugë – 13, Manastir dhe Dibër – nga 9, Shtip – 8, Kavadar dhe Koçan – nga 7, Veles dhe Resnjë- nga 6, Prilep – 5, Makedonski Brod – 4, Radovish, Vinica dhe Valandova – nga 3, Berova dhe Pehçeva – nga 2, Shën Nikolla, Kriva Palanka dhe Dellçeva – nga 1.
MSH informon se kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 35 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 160.571, prej të cilëve 150.670 janë shëruar, ndërsa 5.532 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (13 gusht) është 4.369./Telegrafi/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...