Google ADS

410 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut, vdesin 11 persona

16:44 | 1 Dhjetor 2021

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.674 testime janë regjistruar 410 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 185 janë në Shkup, Manastir 31, Prilep 22, Ohër dhe Strumicë 15, Veles, Kavadar dhe Shtip 14, Kumanovë 13, Tetovë dhe Koçani 10, Dellçevë 8, Kriva Pallankë dhe Probishtip 6, Radovish, Vallandovë dhe Demir Hisar 5, Berovë, Kratovë dhe Krushevë 4, Negotinë 3, Gjevgjeli, Sveti Nikole, Resnjë Vinicë, Makedonski Brod dhe Makeondksa Kamenica 2 dhe nga 1 rast në Gostivar, Strugë, Dojran, Bogdanci dhe Pehçevë.

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë po ashtu regjistroi 290 pacientë të shëruar dhe 11 persona të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, 6 janë nga Shkupi dhe nga një në Pirlep, Ohër, Veles, Tetovë dhe Gostivar.

Që nga fillimi i pandemisë ka pasur gjithsej 215.995 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 200.293 janë shëruar dhe 7.592 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në 8.110./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale