39 ish-deputetë të përbërjes së mëhershme të kuvendit kanë kërkuar përfitime financiare që duhet t’ua miratojë Komisioni i ri parlamentar për zgjedhje dhe emërime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga gjithsej 123 deputetë të përbërjes së kaluar, 58 janë rizgjedhur për deputetë, kurse 24 prej tyre janë kthyer në punët e tyre të mëparshme.
Sipas Ligjit për paga dhe kompenzime tjera, ata që kanë qenë deri 6 muaj deputetë, duhet të marrin kompenzim financiar për 3 muaj, ndërkaq për 12 muaj duhet të marrin 6 muaj kompenzim, kurse ata që kanë qenë 24 muaj, duhet të marrin 9 muaj kompenzim.
Deputetët që kanë qenë mbi dy vite në këtë pozitë, duhet të marrin edhe një vit rrogë deputeti.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës