Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se një total prej 340 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus po trajtohen, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 15 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 25 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.
Janë 4 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 20 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 38 pacientë. 29 pacientë janë shtruar në spitalin në Qendrën Kovide në Ohër, 16 në Prilep, në Gostivar 7, në Strugë 20. 14 pacientë u shtruan në spitalin e Strumicës, 7 në Koçan, 9 në Kërçovë, 7 në Kavadar
Nga MSH shtojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 340 dhe ka rreth 559 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide./Telegrafi/
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...