Vetingu në Agjencinë për Siguri Kombëtare është kryer me sukses, ndërsa si proces po vazhdon në Departamentin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, deklaroi ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.
Në të njëjtën kohë, Spasovski njoftoi se anëtarët e Ministrisë së Brendshme së shpejti nuk do të mund t’i bashkëngjiten asnjë partie politike.
“Ne kemi bërë një sërë ndryshimesh ligjore që do të jenë në procedurat qeveritare dhe parlamentare, kryesisht depolitizimi i policisë; pjesëtarët e policisë nuk do të mund të anëtarësohen në parti politike, e as të jenë pjesë e organeve drejtuese të partive”, tha Spasovski. /Kanal77/
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur