Partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se ata janë cak i përndjekjeve politike nga ana e pushtetit, i cili sipas tyre, në mënyrë të rrejshme paraqitet si proevropian.
“Zoran Zaev dhe LSDM dje tentuan ta vrasin demokracinë dhe mendimin e lirë. Pushteti tregoi brutalitet policor dhe dhunë nga frika për dështimet e tyre. Derisa vrasësi i Martin Janusev edhe pas një viti është në liri dhe vrasësi i Nikolla Sazdovskit akoma nuk është gjetur dhe askush nuk i kërkon, pushteti merret me montime politike”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se prej kur LSDM është në pushtet gjithsej 9 raste të vrasjeve janë të pazbardhura dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi.
Sipas partisë opozitare, LSDM-ja shfrytëzon pushtetin për përndjekje politike të Nikolla Gruevskit dhe presion kundër OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...