Sot hyjnë në fuqi vendimet për zbutjen e masave anti kovid, përkatësisht heqja e maskave në ambientet e hapura, grupimi i njerëzve, lejimi i dasmave e të tjera. Por, orë policore do të ketë edhe dy javët e ardhshme.
Shtabi Qendror i Krizës në mbledhjen e djeshme ka pranuar të gjitha rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) dhe të njëjtat i propozon për miratim në seancë e Qeverisë e cila do të mbahet gjatë ditës së sotme.
Në mbledhjen e Shtabit të Krizës duke marrë parasysh uljen drastike të shifrave dhe të rasteve aktive, lejohet publiku edhe në ngjarjet sportive të cilat mbahen në ambiente të hapura deri në 30 për qind, nga kapaciteti i përgjithshëm i vizitorëve, me respektim të distancës mes vizitorëve nga 1.5 deri në 2 metra./Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit