Në kohën e OBRM-PDUKM-së, çmimi i energjisë elektrike për amvisëri ka pasur rritjen më të madhe prej 100%, dhe një pjesë e mirë e asaj periudhe regjimi Hristijan Mickoski ka qenë këshilltar për energji i Nikolla Gruevskit dhe më pas drejtor i ESM, reagojnë nga LSDM.
“Ajo që OBRM-PDUKM shmang të thotë është se pa krizë globale energjetike dhe pa më të voglin turp para popullit e hoqën tarifën e lirë ditore dhe më pas pasi opozita kundërshtoi kthimin e saj. Gjatë sundimit të tyre, investimet shkuan në barok të rremë, drunj palmash në vend të objekteve energjetike.
Sot, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe në kushtet e krizës globale energjetike ndërmerr një sërë masash për përballimin e saj dhe mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe ekonomisë.
Falë reagimit të shpejtë dhe në kohë të Qeverisë, janë aktivizuar të gjitha kapacitetet në dispozicion për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet vendase për të reduktuar varësinë nga importi i energjisë elektrike të shtrenjtë që ndikon drejtpërdrejt në çmimin e energjisë elektrike”, thonë nga LSDM./Telegrafi/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri