Kodi i ri Zgjedhor, edhe pse ishte paralajmëruar të propozohet së shpejti me konsensus mes partive, vështirë se do të realizohet.
Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq njofton se partitë kanë arritur marrëveshje vetëm për të përfshirë në Kodin zgjedhor rekomandimet e OSBE-ODIHR-së që kanë të bëjnë me funksionimin e KSHZ-së, financimin e fushatës dhe hapësirën mediatike për reklamim dhe ata do të dorëzohen si propozime në Kuvend gjatë javës së ardhshme.
Por nuk ka akoma marrëveshje për listat e hapura për këshilltarë dhe as për një rreth zgjedhor në zgjedhjet lokale.
“Komunikojmë me partitë politike rreth ndryshimit eventual të modelit zgjedhor por nuk jam i sigurt nëse do të kemi kohë deri javën e ardhshme të arrijmë ndonjë marrëveshje për ndryshimin e modelit zgjedhor për zgjedhjet lokale. Do ta vazhdojmë komunikimin edhe ditët e ardhshme por nuk duam të vonohemi shumë sepse tashmë data e zgjedhjeve afrohet dhe nuk do të donim të kishte ndryshim të Kodit zgjedhor shumë afër zgjedhjeve”, tha Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë”./alsatm/
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...