Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se ka kërkuar nga Fondi Shtetëror i Sigurimeve Shëndetësore për të kryer një inspektim në spitalin “8 Shtatori”, lidhur me trajtimin e një pacienti të infektuar me Covid-19.
“Këtë mëngjes, unë i kërkova Fondit Shtetëror të Sigurimeve Shëndetësore që të kryente inspektim të jashtëzakonshëm për të përcaktuar moshën e pacientëve të shtruar në spitalin “8 Shtatori”, pasi në rrjetet sociale dhe në media u shfaqën informacione se një pacient që supozohej të shtrohej në spital në qendrën covid është refuzuar të pranohet për shkak të moshës së tij”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në spitalin “8 Shtatori” nga 107 pacientë të shtruar, 38 janë të moshës nga 68 deri 88 vjeç./Telegrafi/
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...