Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar në Beograd përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe gjysmë ore më vonë atyre iu bashkua edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar.
Një takim me zyrtarin amerikan do ta ketë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiq, shkruan mediumi serb N1, transmeton arbresh.info.
Ky takim është planifikuar për në orën 16:00.
Escobari dhe Lajçaku po qëndrojnë në Serbi pas vizitës në Kosovë ku patën takime me krerë të insitutcioneve.
Vizitat e zyrtarëve të lartë evropianë në Kosovë dhe Serbi vijnë në kohën e tensioneve në veri ku pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, serbët vendosën barrikada në këtë pjesë të vendit.
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...