Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 4.047 teste, ndërsa janë regjistruar 1.269 raste të reja me coronavirus.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 162 janë riinfektime.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 848 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 14 viktima nga coronavirusi. 4 persona të vdekur nga Shkupi (53, 64, 84 dhe 85), dy të vdekur nga Ohri (75 dhe 88), Struga (71 dhe 84) dhe Koçani (67 dhe 79) dhe një nga Dellçeva (73), Kumanova (74), Prilep (70) dhe Strumicë (62).
Në regjistrin “Termini Im” poashtu janë regjistruar edhe 11 viktima. Shkupi (2), Tetova (2), Koçani (2), Prilep (1), Dojran (1), Kavadar (1), Ohër (1) dhe Kumanovë (1).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 288.750, numri i të shëruarve është 269.862, numri i të vdekurve është 8.793, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.095./Telegrafi/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...