Para presidencës së Serbisë ka përfunduar protesta e organizuar nga iniciativa “Nisu, ndrysho” dhe Asociacioni i Organizatave Mjedisore të Serbisë, të cilët po protestojnë kohë pas kohe ndaj politikave mjedisore të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Disa protestues dhe përfaqësues të shoqatave kanë nisur “kampimin” dhe siç kanë paralajmëruar ata do të jenë atje derisa qeveria të miratojë një kërkesë për ndalimin e përhershëm të nxjerrjes së litiumit dhe borit.
Savo Manojloviq, njëri prej organizatorëve, pohoi se gati 200 persona kanë aplikuar për kampim para Presidencës, raporton nova.rs.
“Do të qëndrojmë në kamp derisa kërkesa tona të plotësohen. Duhen vetëm 24 orë që qeveria të miratojë kërkesën tonë dhe kështu të zgjidhë këtë problem – të ndalojë shfrytëzimin e litiumit”, tha ai, duke shtuar se ishte realiste që të përmbushej deri shpërndarjen e këtij Kuvendi.
Ekološki aktivisti postavili su večeras šatore u Pionirskom parku, ispred ulaza u zgradu u kojoj je sedište predsednika Srbije… https://t.co/8LIe1iUyr9 pic.twitter.com/fbZLPafQi5
— TV N1 Beograd (@N1infoBG) February 10, 2022
Mediat raportojnë njerëzit janë të vendosur në tenda, ndërsa në pjesën e fshatit të improvizuar janë ekspozuar produkte nga të gjitha anët e Serbisë, prej nga vijnë aktivistët.

Ndryshe, kompania anglo-australiane Rio Tinto po vazhdon me blerjen e pronave prej qytetarëve ku do të fillojë edhe mihja e mineraleve. /Telegrafi/
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...