Tre helikopterë serbë dhe një maqedonas u ngritën nga aeroporti i Shkupit në drejtim të rajonit të Pehçevës, tha drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza, Stojançe Angelov.
Ai njoftoi në Facebook se gjithsej pesë helikopterë do të intervenojnë për shuarjen e zjarreve në këtë rajon, transmeton arbresh.info.
“Pas performancës së ekuipazhit të helikopterit të ushtrisë sonë, në këtë moment tre helikopterët serbë dhe një tjetër i yni po ngrihen. Gjithsej pesë helikopterë do të veprojnë mbi zjarrin e madh”, ka shkruar Angellov.
Ndryshe, dje në konferencë për shtyp Angellov është pyetur për shkarkimin e tij, për shkak të situatës me zjarret, ndërsa tha se nuk ka frikë nga shkarkimi.
Nis gjyqi ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit pë...
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
“Marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës”, Vuçiq del me ...