Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 746 teste, ndërsa janë regjistruar 169 raste të reja me COVID-19.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 242 pacientë të shëruar nga COVID-19.
Në 24 orët e kaluara nuk janë regjistruar viktima nga coronavirusi, ndërsa në regjistrin “Termini Im” është regjistruar një viktimë nga Struga (64) me datë 28.08.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 340.510, numri i të shëruarve është 329.434, numri i të vdekurve është 9.490, ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë në 1.586 pacientë.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja