15 emigrantë nga Pakistani, Shri Lanka dhe Avganistani, për momentin ndodhen në qendrën tranzite pranuese “Vinojug” në Gjevgjeli, ku janë vendosur pasi u kapën nga policia kufitare duke tentuar të futen në territorin e Maqedonisë.
Sipas informacioneve nga policia kufitare, mungojnë 59 emigrantë, ndërsa situatën e cilësojnë si të qetë dhe stabile, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ana e Njësisë rajonale të Qendrës për Shëndet Publik në Gjevgjeli, pas hetimeve të rregullta në qendrën “Vinojug” është konstatuar se emigrantët janë vendosur në kontejnera për qëndrim.
Sipas vlerësimeve, higjiena në qendrën tranzite është në nivel të kënaqshëm i dhe ka mirëmbajtje./Telegrafi/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...