Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1367 testime për coronavirus, ndërsa 120 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 63, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-4, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-6, Veles-2, Manastir-1, Ohër-4, Gostivar-12, Shën Nikollë-1 dhe Kërçovë-1.
Janë regjistruar edhe pesë viktima të moshës 65, 46, 85, 78 dhe 76-vjeçare.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 125 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme të të infektuarve, numri i përgjithshëm shkon në 7244, prej të cilëve 3324 janë shëruar, ndërsa 351 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3569./telegrafi
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...