Një çiklist ka marrë lëndime të rënda, ndërsa gjashtë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta në pesë aksidente nga gjithsej 11 që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit.
Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material.
Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia e trafikut ka përjashtuar dy shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.
Me automjeti special “karrotrec” janë larguar 75 automjete.
Janë gjobitur edhe 11 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, tetë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe, një shofer i cili ka kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe dhe dy shoferë të cikët nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës