Zjarri në Matkë të Maqedonisë është lokalizuar, ndërsa ai në fshatin Trebovlje në Makedonski Brod që është aktiv tani më dhjetë ditë, është zgjeruar drejt komunave Bërvenicë dhe Gostivar, në pjesën e fshatit Koritë, informon Qendra për menaxhim me kriza.
Zjarre aktive, sipas QMK ka pothuajse në të gjitha pjesët e Maqedonisë.
Nga dita e mërkurë po intervenohet në pyllin e djegur të përzier në zonën e fshatit Studeniçan me dy automjete të zjarrfikësve, të cilave sot në mëngjes iu bashkëngjitën edhe të punësuarit në Ekonominë pyjore “Karaxhicë”.
Ekipet e “Karaxhica”-s sot në mëngjes janë angazhuar edhe në shuarjen e zjarrit në malin Zheden, në zonën e fshatit Bojanë i cili është paraqitur mbrëmë rreth orës 20:00.
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...