Rusia kërcënon se do të hakmerret ndaj Malit të Zi për anëtarësimin e tij në NATO
Një ditë më parë, vendi i vogël buzë Adriatikut u kthye zyrtarisht në anëtarin e 29-të të Aleancës Veri-Atlantike dhe mori lëvdatat e Shteteve të Bashkuara për ndjekjen e kësaj rruge, pavarësisht presioneve ruse. Por ndërsa kryeministri malazez Dusko Markoviç ndodhej në Uashington për ceremoninë e mbajtur në Departamentin e Shtetit me rastin e anëtarësimit, Rusia e dënoi ashpër atë që e cilësoi “histeri anti-ruse” dhe “kurs armiqësor” të Podgoricës.
Ministria e Jashtme në Moskë konsideron se Mali i Zi mban përgjegjësi të plotë për veprimet e veta, duke kujtuar dhe bashkimin e tij me sanksionet e bllokut europian kundër Rusisë në 2014-n. Në dritën e kësaj linje armiqësore të ndjekur nga autoritetet malazeze, pala ruse rezervon çdo të drejtë për të marrë masa shpaguese në bazë reciprociteti. “Në politikë, ashtu si dhe në fizikë, ndaj çdo veprimi ka një reagim” thuhet në deklaratën e ministrisë.
Markoviç në Uashington nuk u takua me presidentin Trump, por me zëvendësin e tij Mike Pence. Kreu i ekzekutivit malazez i dorëzoi qeverisë amerikane dokumentin e anëtarësimit të vendit të tij në NATO. Sipas marrëveshjes së Atlantikut Verior, qeveria amerikane ka përgjegjësinë e ruajtjes së dokumentacionit. NATO-ja në këtë mënyrë i zgjeroi sërish pas 8 vjetësh radhët e saj. Ushtria e Malit të Zi numëron vetëm 2.000 forca, por janë portet në Adriatik ato që konsiderohen të një rëndësie strategjike.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...