Mbrëmjen e së enjtes në Shkup, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u takua me përfaqësuesin special të kryesuesit të OSBE-së, ambasadorin Christian Strohal si dhe ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni, Nina Soumalainen.
Ahmeti dhe ambasadori Strohal bashkëbiseduan për gjendjen politike në vend pas ngjarjeve të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill si dhe për hapat e mëtejmë që duhet të ndërmerren.
Duke falënderuar misionin e OSBE-së për kontaktet e vazhdueshme me deputetët gjatë mbrëmjes së 27 prillit, Ahmeti theksoi se qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt dhe se kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit po bën pjesën e vet të obligimit për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces. Ahmeti po ashtu foli për prioritet e qeverisë së re si, reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndër fqinjësore si dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Në fund ai ftoi komunitetin ndërkombëtar që të përqendrojë vëmendjen në zhvillimet në vend dhe rajon, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga BDI-së
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...