Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka inauguruar sot Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strugë, si dëshmi e përkushtimit për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore të rikonfirmuara gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministres së Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla në Maqedoninë e Veriut.
Konsullata e Kosovës në Strugë do të shërbejë si urë lidhëse për avancimin e mëtejmë të raporteve të ndërsjella, të ndërveprimit ekonomik e kulturor, por edhe përfaqësimit e mbrojtjes së të drejtave të shtetasve kosovarë në këtë pjesë të Maqedonisë së Veriut.

Ministrja Haradinaj-Stublla e vlerëson këtë si sukses të diplomacisë kosovare, e cila edhe përkundër sfidave të jashtëzakonshme me pandeminë COVID-19, ka arritur të zgjerojë rrjetin e saj diplomatik duke siguruar përfaqësim dinjitoz të Kosovës në rajon e më gjerë.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...