Erdhi dita, Valdete Daka me lu me neve.
Momentalisht janë duke u rinumëruar 60% e votave.
Pse?
Çka po ndodh!
Për interes të kujt po rinumërohen ato vota!
Çka paska ndodh që u dashka të rinumërohen prej fillimi?
Çka po lypin në ato kuti që s’po munden me gjet!
Valdete Daka duhet të hetohet për ndikim nga politika, për pjesëmarrje në krim të organizuar kundër zgjedhjeve të lira, për dëmtimin e buxhetit të shtetit dhe për mohimin e vullnetit të popullit dhe votën e lirë.
Qe 1 muaj e gjysmë me urdhërat e punëdhënësit, partizanja e tërbuar luan me moralin, me nervat dhe me durimin e komplet një populli, po numëron e rinumëron vota, kadal-kadale, në pritje të ‘votave’ rezervë, me idenë që do ta rrënonin komplet procesin dhe do të pengonin VV-në dhe LDK-në të formojnë qeverinë.
Kush i ka ruajtur ato kuti qe një muaj?
Çfarë validiteti kanë kutitë që bujnë në ministritë e Hashim Thaçit!
Ky proces e ka humbur kuptimin dhe besimin.
Politika e vjetër dhe nëntoka i ka futur duart në kutia të votimit, si gjithmonë.
Valdete Daka po lufton me të gjitha forcat për ta vjedh fitoren e VV-së dhe LDK-së.
Ata janë kriminelë, dihet, po
ne jemi budallenj që kemi kujtuar se në Kosovë ku çdo gjë është e korruptuar, sidomos drejtësia, paska shpëtuar e ‘pastër’ KQZ-ja.
Votat s’ka kush na i mbron. Jemi në duar të hajnave dhe kriminelëve.
P.S. Ky shtet (me
këta njerëz) nuk bëhet.
Por, as ju më nuk ktheheni në vendin e krimit.
Valdete Daka nuk e shpëton PDK-në.
Ata që i fituan zgjedhjet (Albini e Vjosa), më të mëdhenj do të dilnin nga zgjedhjet e reja.
Prandaj, kur kemi kërkuar ndryshim, e kemi pasur fjalën për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, jo për hajna e kriminela për të cilët u çu në këmbë m’i pshtu nga populli, KQZ në krye me komandanten.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...