Vetëm pak vjet pas hyrjes në skenën politike, Dritan Abazoviqi arriti që të bëhet kryeministër i Malit të Zi. 36-vjeçarin nga Ulqini, i cili më 2015 i priu themelimit të lëvizjes qytetare URA, tani drejton nga karrigia e shefit të Qeverisë së Malit të Zi.
Para 30 vjetëve, do të ishte jashtëzakonisht qesharake dhe e pabesueshme që në krye të një shteti, siç është Mali i Zi, do të vinte një shqiptar. Kjo sot është realitet. Prandaj edhe politika quhet si arti i së mundshmes.
Po njësoj siç po ndodh në Maqedoninë e Veriut sot. Talat Xhaferri, dikur komandant, sot hyn në histori si kryeministri i parë shqiptar që merr drejtimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Xhaferi do ta drejtojë qeverinë teknike deri në fund të qershorit, ku do të mbahen zgjedhjet. Kreu i BDI Ali Ahmeti e quajti një ditë ditë historike për të gjithë shqiptarët.
Ndërsa nga ana tjetër Talat Xhaferi, në ditën e votimit si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka falenderuar publikisht kreun e BDI-së Ali Ahmetin. Xheferi thotë se nuk ekzistojnë mjaftueshëm fjalë që përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin e tij.
Sot është dita që Ballkani Perëndimor flet shqip, por kjo duhet përkthyer në vota shqiptare edhe në zgjedhjet që vijnë pas disa muajsh në Maqedoninë e Veriut, duke pasur si qëllim kryesor rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Kjo qeveri nuk është thjesht simbolike, nga kjo qeveri del në pah faktori shqiptar në qeverisjen e një vendi me qëllimin e përbashkët, integrimin në BE.
Prandaj, të gjithë ata që do ta mbështesin, e ndihmojnë. Në të kundërt të gjithë ata që e përçajnë, e çojnë qeverisjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në një rrugë qorre. Dhe shqiptarët mbeten në luftën e përjetshme për identitet në trojet e tyre.
Opinioni është shkruar nga Malvina Tare
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...