E dëgjuat Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, se si aksionin e policisë së Kosovës kundër krimit në Mitrovicë e ka shpallur të papranueshëm ngaqë qenka i ‘njëanshëm dhe i pakoordinuar’?!
Shkruan: Kim Mehmeti
Sipas kësaj logjike del se nëse banditët serb hynë në ndonjë bankë të Mitrovicës që ta plaçkitin atë, atëherë policia e Kosovës duhet të kërkojë pëlqimin e
Beogradit dhe Brukselit që të intervenojë e t’i burgosë hajdutët?!
Tani ecë e mos dysho se mos vallë Brukseli tallet me Kosovën, apo mbase ka nisë atë ta vëzhgojë me syzat serbe: si vend të banuar e të drejtuar nga njerëz që nuk dinë të ndërtojnë shtet. Madje ke përshtypjen se burokracisë së Brukselit i është mbushur mendja se të gjithë të mbeturit jashtë klubit të tyre, janë të pavlerë e mendjelehtë, se janë pjesëtarë të fiseve që dinë si të vdesin, por jo edhe si të jetojnë!
Sido që të jetë, të gjithëve duhet thënë se ne kemi nevojë për miq e dashamirë, por kjo nuk na bënë të harrojmë se nuk je i vdekur vetëm kur të vrasin e kur jep shpirt, por edhe kur padrejtësisht të përbuzin dhe të poshtërojnë!
Siç duhet thënë se ne nuk u bëmë si e gjithë Evropa, por ajo është katandisur rrugës që të bëhet edhe më keq seç jemi të gjithë ne. E me çka gjithnjë e më qartë shihet se Ballkani është fytyra e pagrimuar e Evropës. /arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot