Drekë falas nga shtetit zogist për Nexhmije Xhuglinin. Pikërisht bashkëshortja e diktatorit, e cilësuar si gruaja e zezë, e cila nuk ka lënë gjë pa thënë për kohën e Mbretit Zog, figuron një prej përfituesve në moshë të re.
Jo kushdo që banonte në Tiranë mund të trajtohej me bursë të plotë apo të pjesshme. Ishte një kategori e vogël personash jokonviktorë.
Kërkesa e Teufik Xhuglinit drejtuar Ministrisë së Arsimit u mor parash. Edhe me një ndërhyrje të një ministri tjetër të qeverisë së kohës, nxënëses Nexhmije Xhuglini iu dha gjysmë burse nga shtetit në Institutin “Nana Mbretneshë”, i cili u hap në vitin 1933. Ministri Mirash Ivanaj ka konceptuar shkresën e parë të datës 3.11.1933 dhe të dytën katër ditë më vonë për drejtorinë e institutit në fjalë.
Pra, për 6 vjet, në vitet 1933-1939 dhe për dy vjet në vitet 1939-1941 Nexhmije Xhuglini është trajtuar me përparësi e ushqim nga regjimi zogist, e më pas ai fashist. Kishte arsye Enver Hoxha t’ia mbante këto dokumente në kasafortë. Ku i dihej.
Se moralin, në funksion të pushtetit të tyre kriminal ta bëjnë bukur kategoria e këtyre.
Përfitonin e trajtoheshin mirë për vete, por më pas në krye të instituteve sovjetike komuniste të propagandës gënjenin popullin se sa shumë “vuante” populli shqiptar në një regjim shqiptar si ai i Mbretit Zog.

Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...